
Indonezia ka ndaluar shitjen e cigareve për personat nën moshën 21-vjeç. Sipas “Antara News”, në Indonezi janë vendosur rregullore për shitjen e cigareve.
Sipas rregullores së re, ndalimi i shitjes së cigareve u rrit nga 18 në 21-vjeç, ndërsa u ndalua edhe shitja e cigareve për gratë shtatzëna.
Shitja e cigareve nuk do të lejohet brenda 200 metrave nga këndet e lojërave të fëmijëve dhe institucioneve arsimore.
Ministri indonezian i Shëndetësisë, Budi Gunadi Sadikin tha se rregullorja pasqyron vendosmërinë e qeverisë për të transformuar dhe realizuar një ekosistem kombëtar shëndetësor gjithëpërfshirës.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co