Inaugurohet tuneli i Llogarasë, Ramën e presin me këngë e valle, kryeministri merr urime edhe për ditëlindjen

inaugurohet tuneli i llogarase ramen e presin me kenge e valle kryeministri merr urime edhe per ditelindjen
inaugurohet tuneli i llogarase ramen e presin me kenge e valle kryeministri merr urime edhe per ditelindjen

Kryeministri Edi Rama inauguroi këtë të premte tunelin e Llogarasë, që lidh Dukatin me Palasën për 5 minuta. Kreu i qeverisë u prit me iso dhe daulle,  ndërsa disa qytetarë i uruan edhe ditëlindjen kreut të qeverisë, i cili festoi një ditë më parë 60-vjetorin.

Më pas kryeministri u ngjit në autobus dhe përshkoi tunelin 6 km të gjatë i shoqëruar nga qytetarë të shumtë. Vepra më e rëndësishme infrastrukturore në jug të vendit është funksionale për automjetet prej ditës së sotme, 5 korrik.

Kryeministri e ka cilësuar tunelin e Llogarasë si një motor të ri në funksion të industrisë së turizmit.

“Llogara, Vlorë – Hapja e tunelit më të gjatë në Shqipëri, një ëndërr e kahershme dhe premtim bajat i tërë fushatave elektorale të partive, që sot bëhet realiteti i jetës së përditshme të një prej zonave më spektakolare të atdheut tonë, si edhe një motor i ri me shumë kuaj fuqi për industrinë e re të turizmit, të cilës në fund të vitit do t’i shtohet edhe motori i fuqishëm i aeroportit ndërkombëtar të Vlorës”, shkruan Rama në Facebook.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →