
Xhamia e Namazgjasë u inaugurua ditën e sotme, ndërsa mijëra besimtarë myslimanë dhe qytetarë u mblodhën për t ëndjekur ceremoninë hapëse.
Në rrugët që rrethojnë xhaminë, besimtarët treguan mbështetjen e tyre për hapjen e këtij objekti të ri në kryeqytet.
Mes turmës nuk munguan as flamujt e Turqisë, apo simbole të partisë së presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, AK.
Forcat e sigurisë ishin po ashtu prezente duke kontrolluar besimtarët që u futën brenda xhamisë për të ndjekur fjalimet e kryeministrit Edi Rama dhe Erdogan.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co