
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Llogara të Vlorës ku po inaugurohet tuneli më i gjatë në Shqipëri.
Rama u prit me iso dhe me daulle, ndërsa disa qytetarë i uruan dhe ditëlindjen kreut të qeverisë, i cili festoi një ditë më parë 60-vjetorin e lindjes.
Më pas u ngjit në autobusin me qytetarë për të përshkuar tunelin 6 km të gjatë.
Kryeministri Rama deklaroi se “këtë tunel e kanë premtuar të tërë; Aeroportin e Vlorës e kanë premtuar të tërë. Në fund të vitit e mbarojmë dhe atë. Pastaj nisin testimet. Korridorin Blu do ta bëjmë. Ajo që patë nga Thumana në Kashar do jetë nga kufiri me Malin e Zi deri tek lidhja me autostradën në Fier. Kështu që do vijnë nga andej, në tunelin e Llogarasë”.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co