“Im bir vrau të atin, por…!”/ E rëndë në Florida, 19-vjeçari vret nënën dhe babanë, dëshmitarët: U soll si një përbindësh

im bir vrau te atin por e rende ne florida 19 vjecari vret nenen dhe babane deshmitaret u soll si nje perbindesh
im bir vrau te atin por e rende ne florida 19 vjecari vret nenen dhe babane deshmitaret u soll si nje perbindesh

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida, ku një 19-vjeçar me origjinë greke, ka vrarë prndërit dhe më pas ka qëlluar edhe kundër një oficeri policie.

I riu i identifikuar si Christos Alexandros Themelis Jr, vrau fillimisht babanë e tij 51-vjeçar, Christos Byrons Themelis brenda shtëpisë së tyre dhe më pas nënën e tij 48-vjeçare Rebeça Ann Themelis në bar, në oborrin e përparmë, përpara policisë.

Policia është njoftuar nga nëna, e cila është qëlluar në pjesën e pasme të kokës ndërkohë që ishte duke folur me qendrën operative.

Pas mbërritjes së policisë, autori ka qëlluar edhe mbi efektivët, duke plagosur në këmbë njërin prej tyre.

Ndërkohë 19-vjeçari Themelis u qëllua gjatë shkëmbimit të zjarrit nga policët e tjerë dhe ai i plagosur rëndë, u fut sërish në shtëpi. Ekipi SËAT i Sherifit hyri në shtëpi pak më vonë dhe gjeti Themelis dhe babanë e tij të vdekur nga plagët me armë zjarri.

Mendohet se Themelis ka vdekur nga plagët që ka marrë në shkëmbimin e zjarrit.

Ndërsa polici i plagosur ndodhet në gjendje stabël . Ai iu nënshtrua një operacioni të dielën në mëngjes për të hequr plumbin nga këmba e tij.

“Si kishte akses në armë zjarri që i mundësoi të krijonte një tragjedi sonte?”, pyeti polici, duke e quajtur sulmuesin “përbindësh”, pasi siç doli, për shkak të incidenteve të mëparshme, atij i ishte ndaluar të posedonte armë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →