Ilir Meta për sulmin me armë ndaj Donald Trump: Mori një plumb për shkak të ideve për ta bërë Amerikën sërish të madhe

ilir meta per sulmin me arme ndaj donald trump mori nje plumb per shkak te ideve per ta bere ameriken serish te madhe
ilir meta per sulmin me arme ndaj donald trump mori nje plumb per shkak te ideve per ta bere ameriken serish te madhe

TIRANE

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dënuar sulmin me armë ndaj ish-presidentit të SHBA-ve Donald Trump. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta thotë se bashkohet lutjeve për familjet që humbën të dashurit dhe për shërimin sa më të shpejtë të Presidentit Trump.
POSTIMI I PLOTE

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmin me armë ndaj Presidentit Trump, i cili për fat të mirë i shpëtoi atentatit në Pensilvani, që fatkeqësisht shkaktoi dhe viktima të pafajshme.
U bashkohem lutjeve për familjet që humbën të dashurit dhe për shërimin sa më të shpejtë të Presidentit Trump, i cili mori një plumb për shkak të ideve dhe vizionit të tij për të bërë Amerikën sërish të Madhe.
Solidaritetin e plotë me Presidentin Trump, të cilit i uroj sa më parë të rikthehet edhe më i fortë në betejën e tij të pandalshme për mbrojtjen e vlerave të SHBA dhe kombit mik amerikan!

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →