Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një aksion për prishjen e 41 objekteve pa leje në plazhin e Velipojës. Grupet e IKMT të mbështetura nga policia e shtetit zbritën në terren pak kohë përpara nisjes së sezonit turistik në plazhin më të madh në vend.
Sipas informacioneve nga IKMT dhe policia bëhet fjalë për prishjen e objekteve në zonën e rërës që kryesisht janë beach bare si dhe për disa dyqane të vogla që janë përgjatë pedonales së këtij plazhi.
Leja e shfrytëzimit të këtyre objekteve është vetëm përgjatë muajve të verës por disa prej tyre nuk e kanë zbatuar këtë marrëveshje që kanë duke bërë që IKMT të ndërhyjë për prishjen e tyre.
Të gjitha këto subjekte janë lajmëruar nga IKMT për këtë aksion por sërish nuk kanë marrë masat e duhura. Gjatë ditës së sotme kur grupet zbritën në terren për të nisur shembjet me fadroma, pjesa më e madhe e atyre që ishin në listë nisën që t’i çmontojnë vetë qoftë “beach baret” në rërë apo edhe dyqanet e vogla përgjatë pedonales. Ky aksion i IKMT do të vijojë deri në pastrimin e plazhit të Velipojës nga objektet që konsiderohen të ndërtuara pa leje.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co