
Karim Benzemaja ka folur për largimin e tij nga Reali i Madridit. Sulmuesi francez është shprehur se dëshironte ta linte Realin në majë, siç edhe bëri. Benzenaja ka thënë se Perezi ishte personi i parë me të cilin foli për largimin.
“Vendimi im për të shkuar në Arabinë Saudite ishte gjithashtu për arsyen se doja ta lija Realin e Madridit në majë. Gjithashtu nuk doja të luaja kurrë më në jetën time. kundër Realit të Madridit. Florentino Perezi ishte person i parë që telefonova kur vendosa të largohesha nga Reali i Madidi. Ai nuk e kuptoi shumë mirë(largimin)… I thashë që yjet e rinj, Viniciusi dhe Rodrigua ishin gati”, ka thënë Karim Benzemaja./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news