Identifikohet viktima e shpërthimit të fuqishëm në Lushnjë, policia jep informacion zyrtar për ngjarjen

identifikohet viktima e shperthimit te fuqishem ne lushnje policia jep informacion zyrtar per ngjarjen
identifikohet viktima e shperthimit te fuqishem ne lushnje policia jep informacion zyrtar per ngjarjen

Viktimë e shpërthimit të fuqishëm në një fabrikë në Lushnjë, është shtetasi Landi Verçani, i cili fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë pas ngjarjes së rëndë.

Shkak i shpërthimit siç njoftoi zyrtarisht policia, është kontakti i një vinçi me rrymën e tensionit të lartë.

Për pasojë, pati një shpërthim aq të fortë sa u dëgjua deri në zonën e Peqinit.

“Rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm. Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi L. V., dhe janë plagosur 8 shtetas mes tyre dhe deputeti B. Ç., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore. Menjëherë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Lushnjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit”, sqaroi policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →