Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes miqësore ndaj Kilit që mbahet të premten, nuk doli vetëm trajneri Sylvinho, por edhe kapiteni Berat Gjimshiti. Në fjalën e tij, Gjimshiti e cilësoi takimin e nesërm si një test të rëndësishëm, në të cilin skuadra do dhurojë më të mirën, për të arritur te fitorja. Rikthimi i disa lojtarëve në kombëtare, sipas tij, i bën mirë përfaqësueses. Fakti që luhet në Itali ndeshja, për Gjimshitin është një impuls shtesë.
“Për ne që kemi shumë kohë që po luajmë në Itali, populli shqiptar do të na përkrahë, do të jetë shumë bukur. Sigurisht që Italia është kombëtare që ka historinë e vet, gjithmonë është aty. Ne kemi një frymë shumë të mirë dhe lojtarë me cilësi. Ekipi është në rrugën e duhur, pse të mos bëjmë surprizën ndaj Italisë, pse jo?! Ne nuk mendojmë për Europianin, mendojmë vëtëm për dy miqësoret, që janë të rëndësishme.
Alexis Sanchez? Emër i madh, ka bërë karrierë për t’u respektuar, karrierë të bukur. Një lojtar me shumë cilësi, i nivelit botëror. Duhet ndihma e ekipit për ta ndalur, por të ndalim gjithë ekipin e Kilit, jo vetëm një lojtar.
Për ne, popullin shqiptar, do të jetë një gjë shumë e bukur të kemi një Europian apo Botëror. Po ndërtohet gjithçka në Shqipëri sa i përket futbollit. Për gjërat e tjera mund të flasë presidenti Duka.” – Tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co