Policia në Vlorë ka arrestuar një 50-vjeçar, pasi dyshohet se i ka vënë flakën lokalit të bashkëshortes së tij, me të cilën është në proces divorci. Si pasojë e zjarrvënies, ka marrë flakë lokali, por edhe tre garazhe. Burri është vënë në pranga.
“Vlorë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar “Flames 2”.
Zbardhet dhe dokumentohet djegia e qëllimshme e një objekti në fshatin Nartë, ngjarje e cila fillimisht u raportua si aksidentale.
Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 50-vjeçari që dyshohet se ndezi zjarrin në lokalin e bashkëshortes së tij, i cili më pas u përhap në 3 garazhe ngjitur.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore të thelluara për zbardhjen e rrethanave të djegies së një objekti, mesditën e djeshme, në fshatin Nartë, ngjarje e cila fillimisht u raportua aksidentale, bazuar në provat e administruara dhe në inteligjencën policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Flames 2”.
Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi J. X., 50 vjeç, banues në Vlorë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 50-vjeçari, për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin lokalit që administron bashkëshortja e tij, shtetasja B. X., me të cilën është në proces divorci. Nga përhapja e flakëve u dogjën edhe 3 garazhe të shtetasit Ll. M., ku ai mbante 1 automjet, 3 motora, arka plastike dhe produkte ushqimore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co