“I vetmi lojtar që bën diçka individualisht është Broja”, Fakaj e sheh të vështirë përballë Ukrainës: Të tjerët duhet që…

i vetmi lojtar qe ben dicka individualisht eshte broja fakaj e sheh te veshtire perballe ukraines te tjeret duhet qe
i vetmi lojtar qe ben dicka individualisht eshte broja fakaj e sheh te veshtire perballe ukraines te tjeret duhet qe

Shqipëria luan sot ndeshjen vendimtare kundër Ukrainës. Rezultati i kësaj sfide do të vendosë edhe pozitën përfundimtare të kuqezinjve në grupin B1 të Ligës së Kombeve. Ervin Fakaj e sheh të vështirë këtë përballje të ekipit tonë kombëtar. Ai ka thënë në “Super Sport” se i vetmi lojtar që mund të bëjë diçka individualisht, Broja, është i dëmtuar. Sa i përket pjesës tjetër të skuadrës, ai shprehet se nëse nuk qendrojnë pranë njëri-tjetrit në fushë, atëherë fitorja do të jetë e vështirë për t’u arritur.

“I vetmi lojtar që mund të bëjë diçka individualisht në aspektin sulmues është Broja. Për fat të keq nuk e kemi. Të gjithë të tjerët nuk mund të bëjnë asgjë nëse nuk qendrojnë afër. Nëse do të jemi të larguar nga njëri-tjetri do ta kemi shumë të vështirë”, ka thënë Ervin Fakaj./Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →