
Probleme për mesfushorin e Milanit, Ismael Bennacer, i cili rikthehet në Milano për shkak të një problemi fizik që hasi gjatë stërvitjes me Algjerinë. Federata e Futbollit ka dhënë njoftimin, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Mesfushori Ismail Bennacer është autorizuar këtë të mërkurë më 20 mars 2024 të largohet nga përfaqësuesja nga trajneri i kombëtares Vladimir Petkovic për shkak të dhimbjeve të lehta. Pas kontrolleve nga stafi mjekësor dhe me rregull për të mos marrë rrezikun minimal, u vendos, në marrëveshje me trajnerin e Kombëtares, kthimi i tij në Milano.” – Shkruan Federata!
Bennacer ka luajtur deri më tani 46 ndeshje për Algjerinë, ku ka realizuar edhe 2 gola. Kujtojmë që futbollisti më parë ka qenë pjesë e të rinjve të Francës.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co