
Liverpooli po kalon një fazë rithemelimi. Pas shumë vitesh, në fakt, trajneri Jurgen Klopp do t’i japë lamtumirë klubit anglez në fund të sezonit dhe për këtë arsye tashmë e gjithë vëmendja e klubit është përqendruar në zgjedhjen e pasuesit të tij. Për këtë arsye, siç raporton portali 90min, diskutimi i çështjeve të rinovimeve është shtyrë për të gjithë, madje edhe për ata lojtarë të cilëve u skadon kontrata për një vit, në vitin 2025, si Trent Alexander-Arnold.
Sipas mediave, nuk ka tensione mes The Reds dhe mbrojtësit të kombëtares angleze, por ky i fundit dëshiron të dijë fillimisht emrin e trajnerit të ri dhe se cilat janë planet e këtij të fundit, përpara se të negociohet për vazhdimin e kontratës.
Emri i Arnold është tërheqës për shumë skuadra, pasi mund të merret me një çmim të ulët. Në mesin e këtyre klubeve është Real Madrid, Los Blancos po monitoron situatën, javët e fundit Alexander-Arnold është shndërruar në objektiv, aq më tepër nëse nuk rinovon.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co