Verifikime të hollësishme, për të ndaluar shtetasit e shpallur në kërkim që tentojnë të hyjnë apo të dalin nga Republika e Shqipërisë.
Tentoi të hynte në territorin e vendit tonë, ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 12 vjetësh, nga autoritetet ruse, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, arrestohet me qëllim ekstradimin, 61-vjeçari armen.
Si rezultat i kontrolleve dhe intervistimeve të detajuara në hyrje/dalje dhe i shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, shërbimet e Policisë Kufitare Qafë Botë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, kanë kapur dhe vënë në pranga, në hyrje të vendit, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:
-K. Sh., 61 vjeç, me shtetësi armene dhe me vendbanim në Greqi.
Gjykata e Solnechnogorsk, Moskë, Rusi, me vendimin e datës 25.05.2012, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Rusisë.
Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Rusi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co