Policia e Durrësit ka arrestuar një 33-vjeçar i cili lëvizte i armatosur me armë zjarri tip pistoletë.
Po ashtu i riu ishte person i shpallur në kërkim për vrasje me dashje të mbetur në tentativë.
Autoritet kanë sekuestruar armën zjarrit me krehrin dhe 9 fishekë.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Kontrolle dhe inteligjencë policore, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje.
Lëvizte i armatosur me pistoletë, ndërhyrja e menjëhershme e Policisë mundëson kapjen dhe vënien në pranga të 33-vjeçarit.
I arrestuari, në kërkim nga Policia e Tiranës, për vrasje me dashje, të mbetur në tentativë.
Sekuestrohet arma e zjarrit me krehrin dhe 9 fishekë.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që lëvizte i armatosur në qytetin e Durrësit, Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, finalizoi operacionin policor të koduar “Precedenti”.
Gjatë këtij operacioni, në hyrje të një pallati në lagjen nr. 11, u arrestua në flagrancë shtetasi A. B., 33 vjeç, banues në Tiranë.
Nga kontrolli në çantën e 33-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që posedohej pa leje.
Në vijim, pas verifikimeve rezultoi se shtetasi A. B. ishte në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co