I sekuestruan viçat me pretendimin se ishin kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, e moshuara denoncon policinë

i sekuestruan vicat me pretendimin se ishin kontrabande nga maqedonia e veriut e moshuara denoncon policine
i sekuestruan vicat me pretendimin se ishin kontrabande nga maqedonia e veriut e moshuara denoncon policine

Një ngjarje gati e pazakontë ka ndodhur pak muaj më parë në zonën kufitare në Maqellarë të Dibrës.

Policia ka sekuestruar në një banesë tre viça me arsyetimin se kishin hyrë ilegalisht nga territori i shtetit fqinj të Maqedonisë së Veriut në territorin shqiptar.

Gazetari Enver Doci raporton për Balkanweb se e zonja e shtëpisë, Naime Capa tha se prej gjashtë muajsh nuk di se çfarë është bërë me viçat e familjes së saj pasi nuk ka marrë asnjë informacion nga policia. Ajo ka bërë kallëzim edhe në Agjensinë e Mbikqyrjes Policore për veprimet që kanë bërë oficerët në lidhje me sekuestrimin e viçave që gjendeshin në stallën e bagëtisë.

Nga ana tjetër, Naime Capa kërkon që problemi i saj të zgjidhet sa më parë dhe t’i rikthehen viçat e sekuestruar, ndryshe do të kalojë në vetëgjyqësi.

(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →