
I ngarkuari me punë i Ambasadës Amerikane në Shqipëri, David Wisner gjatë fjalës së tij nga ceremonia e inaugurimit të bazës së re ajrore të NATO-s në Kuçovë, deklaroi se Shqipëria dëshmon se është një partnere e besueshme në mbrojtën e vlerave të përbashkëta perëndimore.
Ai shtoi se pavarësisht sfidave, NATO mbetet aleanca më e qëndrueshme dhe më e suksesshme në histori.
“Do ta përgëzoj Shqipërinë në përurimin e bazë së parë ajrore të NATO në Ballkan, dhe ky është një gur kilometrik në përkushtimin e Shqipërisë ndaj parimeve të NATO në mbrojnë e paqes, lirisë dhe demokracisë dhe kundërshtimin e kërcënimeve përmes parandalimit dhe mbrojtjes. NATO qëndron si aleanca më e qëndrueshme dhe më e suksesshme në histori. Pavarësisht sfidave të mëdha, NATO është më e fortë dhe më e madhe dhe me burime më të mira.”, tha ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co