
Edon Zhegrova është një nga anësorët më në formë në Europë. Falë paraqitjeve me fanellën e Lilës sulmuesi shqiptar ka tërhequr vëmendjen e ekipeve të mëdha si Mançester Junajtedi dhe Juventusi. Vetë lojtari nuk e ka përjashtuar një transferim te bardhezinjtë. Në një intervistë të dhënë për Xhanluka Di Marcion, ai ka pohuar se i pëlqen ideja që një ditë të jetë pjesë e Serisë A dhe se i ndjek ndeshjet e Milanit e të Juventusit.
“Më pëlqen futbolli italian. I ndjek gjithmonë ekipet tuaja të mëdha si Milani, gjithashtu shoh edhe ndeshjet e Juventusit. Në Kosovë ka shumë tifozë të Milanit, Interit dhe Juves. Unë pjesë e Serisë A një ditë? Përse jo? Më pëlqen shumë Milani”, ka thënë Edon Zhegrova./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news