Pas vendimit të RTK-së për të ndaluar transmetimin e emisionit të Adelina Ismailit e cila kishte të ftuar teologun Drilon Gashi, këngëtarja reagoi me një postim duke thënë se do ta publikojë këtë episod në llogarinë e saj në Facebook.
Ismaili gjithashtu bëri të ditur se transmetimi i këtij episodi të emisionit të saj “Show i së premtes” do të bëhet të dielën.
“Miqtë e mi. Emisionin e plotë ‘Show i së premtes’ me mysafir teologun Drilon Gashin, do ta publikojmë nesër në Facebook-un tim. Unë besoj ende në liri”, shkroi ajo në një postim në Instagram.
Unë jam Adelina e vogël që këndonte ‘Me dy gishta përmbi sy të kërkoj demokraci’ me Zanfinën 5-vjeçare, nën hundët e milicisë. Unë jam Adelina e ‘Lavdi ushtari im’ në kohë lufte. Unë jam Adelina e ‘Ushtrinë time do ta bëj’ e pasluftës. Unë jam ‘Sajzeza’ e ‘Amaneti’. Unë jam ‘Skënderbeu’ e ‘Konstantini’ Unë nuk frikësohem, por zhgënjehem. Dhe ngrihem prapë. Unë jam nënë e cila nuk beson në robëri. Unë jam grua e cila vdes vetëm për dashuri. Jam motër krenare. Jam bijë e kësaj toke, tjetër nuk kam. Jam Adelina juaj tash e 38 vite. Ju uroj shikim të këndshëm nesër. Një fitore e vogël në një rrugë të gjatë. Nga zemra faleminderit për mbështetjen.
Adelina njoftoi dy ditë më parë për ndalimin e transmetimit të këtij episodi.
Të dashur miq. Sonte u njoftova jo zyrtarisht që është ndaluar transmetimi i emisionit tim show i së premtes sonte nga u.d. së kryeredaktorit të RTK-së. Për më shumë info, do t’iu njoftojmë në ditët në vijim.
Mostransmetimi i këtij episodi në RTK nxiti mjaft reagime, madje edhe nga vetë teologu Gashi.
I ndaluan emisionin, reagon Adelina Ismaili: Besoj ende në liri!
Përmes një postimi në Facebook ai e quajti si diskriminim kundrejt tij dhe tha se vendimi ishte i i ndikuar nga e kaluara e tij gjyqësore që është mbyllur shtatë vjet më parë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co