Marash Kumbulla ka lënë plotësisht pas dëmtimin duke u rikthyer në stërvitje me grupin. Kujtojmë se mbrojtësi i Kombëtares u huazua te Espanjol nga Roma dhe duhet thënë se bërë mjaft mirë në fillimin e kampionatit.
Një dëmtim në sfidën derbi me Barcelonën e ndaloi të luante për pak kohë. “I lumtur që jam rikthyer për të bërë çfarë dua më së shumti. Hajde Espanjol”, shkruan Kumbulla në rrjetin social “Instagram”.

Kujtojmë se mbrojtësi i mungoi Shqipërisë në sfidat e nëntorit kundër Çekisë dhe Ukrainës. Fokusi kryesor tashmë është te sfida e radhës, më 23 nëntor kundër Zhironës në La Liga.
PANORAMASPORT.AL