Përfaqësuesja e Çekisë ka bërë sot publike listën për pjesëmarrjen në Euro 2024, ku u kualifikua si e dyta në grupin ku ishte edhe Shqipëria. Trajneri Ivan Hashek, i emëruar pas kualifikimit pasi tekniku Silhavi dha dorëheqjen, ka zgjedhur 26 futbollistët me të cilët do të marrë pjesë në aktivitet, pa publikuar rezervat e mundshme.
Sigurisht emrat më të njohur janë Suçek dhe Shik, teksa Barak, Çernji apo Kushta janë gjithashtu lojtarë që kanë bërë mirë me klubet përkatëse.
LISTA
Portierë: Matej Kovar (Bajer Leverkusen), Jindrih Stanek (Slavia Pragë), Vitezslav Jaros (Shturm Grac).
Mbrojtës: Ladislav Krejçi (Sparta Pragë), Martin Vitik (Sparta Pragë), Robin Hranaç (Viktoria Plzen), Tomas Vlçek (Slavia Pragë), Vladimír Kufal (Uest Hem), David Dudera (Slavia Pragë), David Jurashek (Hofenhajm), Tomas Holes (Slavia Pragë), David Zima (Slavia Pragë).
Mesfushorë: Tomas Suçek (Uest Hem), Antonin Barak (Fiorentina), Mihal Sadilek (Tuente), Lukas Provod (Slavia Pragë), Pavel Sulc (Viktoria Plzen), Matej Jurashek (Slavia Pragë), Vaclav Çernji (Volfsburg), Lukas Cerv (Viktoria Plzen), Ondrej Lingr (Fejenord).
Sulmues: Patrik Shik (Bajer Leverkusen), Tomas Çori (Viktoria Plzen), Adam Hlozek (Bajer Leverkusen), Mojmir Shytil (Slavia Pragë), Jan Kushta (Sparta Pragë).
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co