Një i mitur është paraqitur në urgjencën e spitalit të Sarandës me dy plaga thike.
Mësohet se 16 vjeçari, i identifikuar si P.Lapa, ka dy plagë të shkaktuara me mjet prerës, në gjoks dhe dorë, raporton Neës24.
Ende nuk dihet se si ka ndodhur plagosja e të miturit, ndërsa ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.2.
Policia, ndërkohë ka identifikuar autorin e plagosjes, i cili është një 14-vjeçar, që po kërkohet nga forcat e rendit. Dyshimet se ngjarja ka ndodhur pas një zënke të çastit.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co