
Real Madridi arriti një fitore të madhe 3-2 në Etihad të martën mbrëma dhe tani është një hap më afër kualifikimit më tej, ndonëse do të ketë një sfidë të madhe përpara në ndeshjen e dytë në Santiago Bernabeu pas shtatë ditësh.
Sigurisht, asgjë nuk ka mbaruar ende, por kjo fitore e afroi Realin më afër qëllimit dhe City është në prag të largimit shumë herët nga kompeticioni më emocionues dhe më i fortë i klubeve në botë. Sigurisht, Perez është i kënaqur me triumfin në Mançester, i pëlqyen paraqitjet e të gjithë lojtarëve, por megjithatë vendosi të veçojë njërin prej tyre.
“Ai vlen të paktën 300 milionë euro, puna e tij është e paçmuar”, tha Perez për Federico Valverde, i cili shpesh është forca kryesore lëvizëse pas Real Madridit, ndërsa kostoja e tij e afrimit ishte vetëm 5 milionë euro. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news