Merr fund pas më shumë se 7 vitesh kalvari i Teo Hernandez dhe akuzës së përdhunimit që i ishte bërë nga modelja ruse Luisa Kremleva. Një gjykatë në Malaga jo vetëm ka hedhur poshtë pretendimet e modeles se është përdhunuar nga Teo Hernandez në makinën e tij, por edhe e ka dënuar me gjobë dhe me 6 muaj burg për dëshmi të rreme.
Luisa kishte akuzuar mbrojtësin francez se e kishte përdhunuar në makinën e tij Porsche në parkingun e një klubi nate në Marbela në vitin 2017. Ajo pretendonte se më pas ai e kishte hedhur poshtë nga makina me dhunë dhe si “prova” në polici kishte treguar dëmtimet në të pasme dhe në gjunjë.

Por çështja ishte hedhur poshtë shumë shpejt nga policia spanjolle, pasi në shqyrtimin e pamjeve të kamerave të sigurisë, shfaqej se të dy kryenin marrëdhënie konsensuale dhe se ishin larguar përsëri bashkë miqësisht nga makina për t’u kthyer në lokalin e natës. Dëmtimet ajo i kishte marrë duke u rrëzuar vetë në tokë gjatë asaj nate, ndërsa ishte zënë më vonë me një grup vajzash që shoqëronin Hernandez, pasi ky i fundit nuk kishte pranuar që të shkonte në banesën e modeles ruse. Mesazhet që ajo i kishte dërguar, vërtetonin gjithçka.
Ndaj në vend të akuzës për përdhunim, ky u kthye në një gjyq për shpifje dhe dëshmi të rreme, që zgjati shtatë vite për shkak të mungesës së vazhdueshme të modeles apo avokatit të saj. Megjithatë, është bërë e ditur se që në nëntor është dhënë vendimi kundër saj, pasi ka pranuar fajin dhe dëshminë e rreme, duke u dënuar me 6 muaj burgim të pezulluar, si dhe gjobë 1500 paund.
PANORAMASPORT.AL
The post “I kam provat në të pasme dhe gjunjë”, modelja ruse dënohet me burg për akuzën e p*rdhunimit ndaj Teo Hernandez appeared first on Gazeta Shqiptare Online.