I jepet sot lamtumira e fundit Ismail Kadaresë, në ceremoninë mortore shtetërore të gjeniut letrar marrin pjesë krerët e shtetit e diplomatë! Ja orari kur do të zhvillohen homazhet në nder të tij

i jepet sot lamtumira e fundit ismail kadarese ne ceremonine mortore shteterore te gjeniut letrar marrin pjese kreret e shtetit e diplomate ja orari kur do te zhvillohen homazhet ne nder te tij



































ENIDA HIMAJ/ Shqipëria prej 2 ditësh është në zi kombëtare. Humbja e Ismail Kadaresë ka bërë që qeveria të ulë flamurin një gjysmë shtizë në të gjitha institucionet.

ismail kadare3

Ndërkohë Kosova ka shpallur 3 korrikun ditë zie kombëtare. Kadare do të përcillet ditën e sotme për në banesën e fundit me ceremoni shtetërore, ndërsa homazhet publike për të do të mbahen në ambientet e Teatrit të Operës dhe Baletit në orën 09:00.

Ndërkohë bëhet me dije se ceremonia shtetërore e lamtumirës nis në orën 11:30, ndërsa në orën 12:30 do të bëhet nisja e kortezhit në drejtim të varrezave të Tufinës. Në orën 13.00 të 3 korrikut çdo veprimtari do të ndërpritet dhe do të mbahet një minutë heshtje në nder të kolosit të letrave shqipe. Radio Televizioni Shtetëror gjatë kohës së homazheve do të transmetojë muzike funebre, ndërsa për organizimin e homazheve është ngritur një komision i posaçëm shtetëror.

Në ceremoninë shtetërore që do të organizohet nga Kryeministria për shkrimtarin e madh Ismail Kadare do t’u drejtohen ftesa drejtueseve më të lartë të institucioneve në vend.

Kryeministri Edi Rama së bashku me bashkëshorten e tij, Linda Rama; Presidenti Begaj me bashkëshorten, Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla. Po ashtu edhe ministra, drejtues institucionesh të larta, personalitete të kulturës dhe artit si dhe diplomatëve të akredituar në vendin tonë. Gjithashtu do të jenë prezentë edhe Presidentja dhe Kryeministri i Kosovës, Vjosa Osmani e Albin Kurti.

Një ftesë do t’u drejtohet gjithashtu, deputetëve, kryetarëve të bashkive, prefektëve, përfaqësuesve të komuniteteve fetare, përfaqësues të shtëpive botuese, anëtarë të Akademisë së Shkencave.

Ismail Kadare një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohor, disa herë i nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi, ndërroi jetë në moshën 88 vjeç, mëngjesin e 1 korrikut. Kadare pësoi arrest kardiorespirator, në shtëpinë e tij dhe vdiq në spitalin e QSUT në Tiranë.

Ismail Kadare, i cili mbylli sytë përgjithmonë mëngjesin e ditës së hënë në moshën 88- vjeçare, konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë, ku shquhet kryesisht për prozë, por kontributi i tij është shtrirë edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime.

Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë. Kadare është nominuar 15 herë për çmimin Nobel në Letërsi, ndërsa është nderuar me disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Kadare konsiderohet nga disa si një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të mëdhenj të shekujve 20 dhe 21, dhe si një zë universal kundër totalitarizmit. Sakaq, homazhe janë mbajtur edhe në vendlindjen e tij, në Gjirokastër.

Në qendër të qytetit është hapur librin ngushëllues ku të gjithë turistët, lexuesit e tij apo dhe ata që e kanë njohur mund të lënë shënimet e tyre. Një rrugë mban emrin Kadare, ndërsa bashkia do të nisë procedurat për ngritjen e një busti të Kadaresë në një nga sheshet kryesore të qytetit.

Librat e ngushëllimit janë vendosur te Pazari i Vjetër, por dhe te shtëpia e Kadaresë. Në qytetin e lindjes së Ismail Kadaresë, Gjirokastër, banorët shprehën hidhërimin e thellë për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të njohur shqiptar. Në shtëpinë ku lindi zoti Kadare, që tani është kthyer në muze, vizitorët thanë se lajmi ishte shokues, por vepra e shkrimtarit të shquar mbetet për t`u përcjellë nga të gjithë brezat.

Bashkëkohës të Kadaresë thonë se Gjirokastra mori famë të përbotshme prej krijimtarisë së Kadaresë, ashtu si edhe shkrimtari mori shumë nga qyteti i gurtë ku lindi dhe kaloi fëmijërinë. Në shtëpinë e lindjes së shkrimtarit të shquar Ismail Kadare flamuri kombëtar u përkul, ndërsa banorët e Gjirokastrës e pritën të shokur lajmin për ndarjen nga jeta të shkrimtarit. Thanas Dino, një mik i hershëm i Ismail Kadaresë, tha se lajmi ishte i papritur.

“Ndërsa Kadare po bëhej gati të shkonte në shtëpinë verore për pushime, morëm lajmin e hidhur. Ismail Kadare ishte një njeri që të jepte ekuilibër. Kadare kishte një dashuri të brendshme, të thellë dhe interesohej shumë për njerëzit, pavarësisht se ishte krijuar një perceptim se ai ishte indiferent. Po të ishe me Ismailin, ekuilibroheshe. Mua më dukej se ishte një njeri që i jepte ekuilibër tërë shoqërisë, gjithë vendit. Figurat e mëdha janë si orientimi nga malet, si ato farat në det që orientojnë lundërtarët”, – shprehet zoti Dino.

BUST NË GJIROKASTËR

Homazhe janë mbajtur edhe në vendlindjen e tij, në Gjirokastër. Në qendër të qytetit është hapur librin ngushëllues ku të gjithë turistët, lexuesit e tij apo dhe ata që e kanë njohur mund të lënë shënimet e tyre. Një rrugë mban emrin “Kadare”, ndërsa bashkia do të nisë procedurat për ngritjen e një busti të Kadaresë në një nga sheshet kryesore të qytetit.

“Po the Kadare, ke thënë Gjirokastra e po the Gjirokastra, ke thënë Kadare. Është momenti të nisim procedurat për të pasur në një shesh kryesor monumentin e Kadaresë, sepse ka bërë shumë për qytet. Ai e meriton monumentin e tij në Gjirokastër”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →