
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci, i dënuar me shpërdorim detyre së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij Durim Margjekaj dhe Ndoc Marku. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Tuci ka shlyer dënimin e 1 vit e 6 muaj me kohën e qëndrimit në paraburgim.
GJKKO pranoi kërkesën e avokatëve për shuarjen e dënimit. 234 milionë lekë është dëmi i përllogaritur nga SPAK në buxhetin e shtetit për të cilin Tuci dhe dy të tjerët u shpallën fajtor, vendim që u la në fuqi edhe nga Apeli i Posaçëm.
Sipas organit të akuzës, Fran Tuci ka shpyllëzuar një zonë të madhe në bashkinë që drejtonte, duke ndërtuar një segment rrugor, për të cilën ai vetë thotë se i është kërkuar nga qytetarët e zonës.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co