
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Apelit, datë 20.09.2024, duke ndaluar shtetasin Ervis Mersini, 26 vjeç.
Ai ishte dënuar nga Gjykata e Elbasanit më 16.01.2024 me 4 vjet e 8 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Sipas informacionit të ofruar, Mersini ka mbetur për të vuajtur edhe 1 vit e 4 muaj burgim.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Elbasan ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Apelit, të datës 20.09.2024 dhe ndaluan shtetasin Ervis Mersini, 26 vjeç, të cilin Gjykata e Elbasanit me vendimin e datës 16.01.2024, e ka dënuar 26-vjeçarin, me 4 vjet e 8 muaj burgim, nga të cila i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co