Një i ri ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje. Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi Saimir Hasanaj.
NJOFTIMI I POLICISE
Vijojnë kontrollet në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Lokalizohet në Tiranë, kapet dhe vihet në pranga një 36-vjeçar i dënuar me 2 vjet e 8 muaj burgim, për armëmbajtje pa leje.
Operacioni për kapjen e tij, nga Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Vlorë.
Në zbatim të planit të masave të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim dhe goditjen e veprimtarive të ndryshme kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Vlorë, është organizuar dhe finalizuar operacioni “Location”, në kuadër të të cilit u lokalizua në Tiranë, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:
Saimir Hasanaj, 36 vjeç, banues në Vlorë. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë e ka dënuar këtë shtetas me 2 vjet e 8 burgim, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Në muajin gusht të vitit 2019, në Vlorë, shërbimet e Policisë, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e një konflikti me armë zjarri mes disa shtetasve, në lagjen “1 Maji”, në të cilin ka qenë i përfshirë edhe 36-vjeçari, kanë ushtruar kontroll në banesën e tij, ku kanë gjetur armë zjarri. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co