Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për një shtetas italian.
Bëhet fjalë për shtetasin S.C, ndaj të cilit Prokuroria e Tiranës ka ngritur akuzat për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimet mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi vulave stampave ose formularve” dhe “Mospagimi i taksave”, parashikuar nga neni 144/a e 25, 190/2 dhe 181 të Kodit Penal.
Për shtetasin S.C, Gjykata e Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimimit të bërë, nga personi nën hetim me iniciale S. C, i cili kërkoi prishjen e vendimit, caktimin e masës së sigurimit nga “arrest në burg” në atë të “garancisë pasurore”.
Në përfundim të gjykimit, më datë 19.08.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga Gjyqtare Miranda Andoni, vendosi, të lërë në fuqi masën e sigurisë të caktuar nga Gjykata e Tiranës.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co