I akuzuar për fshehje pasurie, GJKKO jep dënon me shërbim prove ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe! I konfiskohet apartamenti në bregdet

i akuzuar per fshehje pasurie gjkko jep denon me sherbim prove ish kryebashkiakun e lushnjes fatos tushe i konfiskohet apartamenti ne bregdet





































GJKKO ka dënuar me 1.6 vite burg vendimin për ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe.

Fatos Tushe

Por Gjykata e Posaçme i konvertoi dënimin në 2 vite shërbim prove, për akuzën e mosdeklarimit të pasurisë.

Vetëm pak muaj pasi shleu dënimin me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, ndaj Fatos Tushes nisi një tjetër hetim që ka të bëjë me pasurinë. Bëhet fjalë për një apartament në bregdet, të cilin nuk e ka deklaruar.

Ish-kryebashkiaku socialist u dënua në korrik të 2022 me 2 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, vetëm për shpërdorim detyre, ndërsa ra vepra e shkeljes së barazisë në tendera, teksa SPAK kërkonte dënimin e tij me 5 vite.

Në mars të vitit të kaluar Apeli i Posaçëm i shtoi dënimin Fatos Tushes me 1 vit kur ky i fundit sapo kishte lënë qelinë pasi shleu dënimin. Ai u rikthye në qeli për të përfunduar pjesën e mbetur, këtë radhë për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →