
Një 52-vjeçar, i cili hyri për tu larë në lumin Buna është dëmtuar fizikisht.
Nuk dihen rrethanat se si u dëmtua, por 52-vjeçari është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës. I dëmtuari është Arvin Dibra, mjek në QSUNT.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 12:25, në fshatin Dajç, shtetasi A. D., 52 vjeç, kur ka hyrë për tu larë në lumin Buna është dëmtuar fizikisht.
52-vjeçari po transportohet me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndërhyrje mjeksore më të specializuar.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co