
Zlatan Ibrahimoviç, drejtues i Milanit, u intervistua nga Prime Video. Qëndrime të ditura e tashmë të konfirmuara nga ana e suedezit në lidhje me pritshmëritë ndaj skuadrës pas investimeve në merkaton e janarit.
“Nuk ka rëndësi emri mbi fanellë. Të gjithë sulmojnë dhe të gjithë mbrojnë. Secili ka përgjegjësitë e veta. Zgjedhjet i bën trajneri dhe duhen respektuar. Bëmë sa mundëm në merkato, se nuk ishim të kënaqur me situatën. Tani besimi është rritur dhe të rinjtë kanë sjellë entuziazëm”, tha Ibra. Më pas vëmendja kaloi te lehtësimi i Leaos duke parë kampionët si Feliks që klubi ka blerë.
“Ne përpiqemi të kemi vazhdimësi dhe të fitojmë ndeshjet. Me Fejnordin kemi një tjetër sfidë të vështirë. Feliks është një kampion dhe e morëm për të shtuar cilësi në ekip e jo për të lehtësuar përgjegjësitë e dikujt. Milani ka nevojë për të gjithë”, përfundoi suedezi.
PANORAMASPORT.AL