Humbet shansin për të luajtur në “Anfield Road”, Zhegrova nuk përfshihet në listën kundër Liverpool-it

humbet shansin per te luajtur ne anfield road zhegrova nuk perfshihet ne listen kunder liverpool it
humbet shansin per te luajtur ne anfield road zhegrova nuk perfshihet ne listen kunder liverpool it

Mbrëmjen e nesërme rikthehen emocionet e Champions League-s. Një prej dueleve që spikat është edhe ai mes Liverpool-it dhe Lille-s. Edon Zhegrova nuk do të jetë i gatshëm për këtë përballje. Anësori shqiptar humbet shansin për të luajtur në një nga stadiumet më mitike të Europës, në “Anfield Road”.

Lojtari 25-vjeçar nuk ia ka dalë të riaftësohet në kohë nga dëmtimi, çka ka sjellë mospërfshirjen e tij në listën e trajnerit Genesio. Klubi francez ka publikuar në kanalet zyrtare në rrjetet sociale listën me lojtarët që do të udhëtojnë në Liverpool, ku vërehet mungesa e emrit të Edon Zhegrovës./Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →