
Joshua Kimish nuk e bën dramë humbjen 4-1 kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve. Lojtari i Bajernit ka thënë për mediat pas ndeshjes se ekipi i tij është në rrugën e duhur. Pavarësisht rezultatit të thellë, Kimish ka deklaruar se Barcelona nuk arriti dot që t’i dominonte bavarezët.
“Nuk u dominuam, por u ndëshkuam aspërsisht. Humbëm 4-1, por nëse i shihni statistikat, nuk ishim inferiorë në asnjë aspekt. Ndjej që jemi në rrugën e duhur”, ka deklaruar ndër të tjera Joshua Kimish./Halit Delibashi-Sport Ekspres/