
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier ka uruar Kosovën për Ditën e Kushtetutës.
Hovenier, mes tjerash theksoi se kosovarët e kanë përfshirë në kushtetutën e tyre vendosmërinë e tyre për të ndërtuar një të ardhme si një vend i lirë dhe demokratik.
“Gëzuar Ditën e Kushtetutës, Kosovë! Kosovarët e kanë përfshirë në kushtetutën e tyre vendosmërinë e tyre për të “ndërtuar një të ardhme të Kosovës si një vend i lirë, demokratik dhe paqedashës që do të jetë atdhe për të gjithë qytetarët e saj…” Ne jemi krenarë për mbështetjen tonë teksa bashkëpunojmë me popullin e Kosovës për të arritur vizionin e përcaktuar në Kushtetutën e Kosovës”, ka shkruar Hovenier në rrjetin e tij social në platformën X, shkruajnë mediat e Kosovës.
Sot bëhen 16 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ajo u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor të po atij viti.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co