
Skuadrat hollandeze janë bërë makthi i ekipeve italiane në Ligën e Kampionëve. Pas eleminimit të Milanit nga Fejnordi mbrëmjen e djeshme, sot është PSV-ja ajo që ka nxjerrë jashtë garës Juventusin. Bardhezinjve nuk u mjaftoi fitorja në Torino për të siguruar kalimin në 16 më të mirat e Europës.
Atmosfera e jashtëzakonshme e tifozëve në Eindhoven dha efektet e veta te lojtarët. Ivan Perisiçi zhbllokoi rezultatin në minutën e 53-të, por 10 minuta më vonë Uea ktheu sërish baraspeshën. Barazimi do të qendronte në fuqi deri në minutën e 74-t, kur Saibari e dërgoi ndeshjen në kohën shtesë, pasi koha e rregullt nuk mjaftoi për të përcaktuar një fitues.
Në minutën e 98 Flamingo befasoi bardhezinjtë pas një gabimi në zonën e “zonjës së vjetër”. Lojtarët e Juventusit provuan të gjenin rrugën e rrjetës për të provuar të paktën goditjen e 11 metërshave. Megjithatë, asnjëra prej përpjekjeve nuk u përfundua me gol. Kështu PSV Eindhoeni siguroi kualifikimin për në fazën tjetër pas fitores me rezultat të përgjithshëm të të dyja ndeshjeve 4-3. Kundërshtari i radhës për holandezët do të jetë njëri mes Interit dhe Arsenalit./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news