Pavarësisht suksesit të Milanit ndaj Leçes, “La Gazzetta dello Sport” nuk beson se Serxho Konseisao do të mbyllë sezonin me kuqezinjtë. E përditshmja italiane vijon të publikojë zëra për rikthimin e mundshëm të Masimiliano Alegrit te kuqezinjtë për të zënë vendin portugezit.
Masimiliano Alegri në kohën kur drejtonte Milanin
NËse nuk ndodh deri në maj, shanset do të vinin në rritje për sezonin e ardhshëm. Sipas të njëjtit burim, ishtrajneri i Juventusit ka të gjitha karakteristikat për të qenë njeriu i duhur në vendin e duhur për tre arsye.
Para së gjithash ai është një “normalizues” dhe mbi të gjitha një fitues. Për më tepër ai e njeh mirë mjedisin e Milanit duke qenë se ai ka qenë në stolin e “Djallit” (nga vera e vitit 2010 deri në janar 2014) gjatë epokës së Berluskonit. Për më tepër, Alegri është një trajner me përvojë në Serinë A, të cilën e ka fituar shpesh me Juven dhe konsiderohet i aftë për të menaxhuar presionin e një klubi si Milani.
PANORAMASPORT.AL