Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 ka folur në lidhje me dosjen e 21 janarit dhe hetimin e tij nga SPAK.
[embedded content]
Ai u shpreh se kreu i PD Sali Berisha, në atë kohë kryeministër, duhet të ishte duke u gjykuar jo për çështjen Partizani, por për atë që ndodhi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” më 21 janar.
“ 21 Janari, ngjarje që hetimet ende nuk kanë reshtur kurrë. 21 janari ngjarje për të cilën nuk ka dëshmuar kurrë presidenti Topi, ka bërë një libër se si u bë grushti i shtetit, por nuk ka dëshmuar kurrë.
Nuk ka dëshmuar zoti Basha, prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama e cila nuk iu kundërvu qeverisë por nuk bëri çfarë kërkoi ai. Nuk dëshmoi kryeministri që thirri protestën, zoti Rama.
Të gjitha këto e kalojnë 21 në një nivel tjetër.
E kemi trajtuar si ngjarje banale por është vijë demarkacioni për zhvillimet politike në këtë vend.
Dy vajzat e Aleksit janë bërë sot të rritura sa për të ndjekur çështjen.
Shkuarja e çështjes në SPAK sot ë ketë një qasje tjetër edhe nga politika.
Berisha duhet të ishte në SPAK për 21 Janarin jo për kompleksin Partizani.
Do të ketë zhvillime interesante. Nuk është hetuar asnjëherë në nivel politik”, tha ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co