Hetimet për TIMS, Salianji: Të dhënat që morëm nga drejtuesit e policisë ishin llahtar. Sistemi nuk nxirrte…! Dëshmitë s’kanë sekrete shtetërore

hetimet per tims salianji te dhenat qe morem nga drejtuesit e policise ishin llahtar sistemi nuk nxirrte deshmite skane sekrete shteterore

































Kryetari i Komisionit Hetimor për TIMS, Ervin Salianji, në një intervistë për gazetarin Osman Stafa në News24, tha ndër të tjera se në dëshmitë e dhëna deri më tani nuk ka asnjë sekret shtetëror, ashtu sic u pretendua paraprakisht nga dëshmitarët.

Salianji

Salianji tha po ashtu së është i vendosur për t’i shkuar deri në fund këtij hetimi parlamentar, pavarësisht pengesave që po i krijohen.

Do të bëjmë të pamundurën për ti shkuar deri në fund kësaj çështjeje, pavarësisht se me vendime të ndërmjetme po pengohemi.

Do të bëjmë transparencën deri në fund. Deri më tani në Komision kanë dhënë llogari drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe ministri i Brendshëm, që kanë dhënë dëshminë e tyre nën betim, sikundër parashikohet në ligj”, tha Salianji.

Ai u shpreh se është bërë një katrahurë me emërimet, ndërsa më e rënda është se justifikohen me togfjalëshin gabim njerëzor.

I pyetur nëse janë fshirë informacione të caktuara nga sistemi TIMS, Salianji u shpreh se të paktën për disa persona është faktuar se sistemi nuk i ka sinjalizuar hyrje-daljet e tyre kur kanë kaluar kufirin, megjithëse kanë qenë në kërkim. Kjo sipas tij do të thotë se kjo mund të jetë bërë për mijëra të tjerë.

Do të përfundojmë hetimin brenda afateve, që është data 21 korrik dhe të gjitha gjetjet dhe raportin përfundimtar do e çojmë në organet e drejtësisë, SPAK dhe Prokurori i Përgjithshëm, sikundër e parashikon ligji.

Nuk ka asnjë sekret shtetëror në dëshmitë e dhëna deri më tani.

Të dhënat që morëm nga drejtuesit e Policisë së Shtetit ishin llahtar. Ajo që mund të them është se është keqpërdorur jo vetëm policia e shtetit, por edhe ligji”, tha Salianji.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →