Reali i Madridit ka pësuar një humbje të thellë në “Santiago Bernabeu”. “Los blancos” janë mposhtur sot me rezultatin 0-4 nga rivali i tyre më i madh, Barcelona. Por pavarësisht rezultatit, Ançeloti e sheh ndryshe goleadën e pësuar nga Barça. Sipas tij, ndeshja e sotme ishte e barabartë dhe se skuadra e tij kishte mundësitë e veta për të shënuar.
“Mendimi im për këtë ndeshje është se ishte një lojë e barabartë. Ne kishim mundësitë tona. Luajtëm një pjesë të parë intensive. Mund të kishim shënuar. Na mungoi saktësua dhe mund të kishim kaluar në epërsi. Ata shënuan dy gola dhe kjo na largoi të gjithë energjinë. Më pëlqeu skuadra në pjesën e parë. Sigurisht që jemi lënduar. Dua të falenderoj tifozët, sepse na ndihmuan deri në minutën e 90. Nuk duhet të hedhim gjithçka poshtë, sepse nuk ka asgjë për t’u flakur. Kemi garuar mirë për 60 minuta dhe duhet të harrojmë 30 minutat e fundit. Është një çast i vështirë, ashtu siç është gjithnjë kur humb dhe aq më shumë pas 42 ndeshjesh. Herën e fundit që humbëm 4-0 me Barcelonën fituam titullin dhe Champions-in”, ka deklaruar Karlo Ançeloti./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news