“Pas vonesave të mëdha prej gati një dekade, të projektit hekurudhor si ai Tiranë-Rinas-Durrës, vjen edhe cilësia katastrofale e realizimit të tij”, shkruan Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në rrjetet sociale, ku edhe ka publikuar një video nga një fragment i hekurudhës zik-zag të aksit Tiranë-Rinas-Durrës.
Madje me ironi, Meta shkruan se në këtë segment mund të kalojë gjarpri por jo treni.
“Pamje që nuk ka nevojë për koment!
[embedded content]
Ndërkohë që hekurudhat janë braktisur dhe trafiku rritet duke u kthyer në një problem madhor për qytetarët dhe turistët, pas rrugëve të lëna rrugëve, përfshi dhe ato të florinjta që shemben si rruga Korçë-Ersekë, abuzimeve të tmerrshme si bakshishi 50 milion euro i tunelit të Llogarasë, sinjalistikës dhe sigurisë rrugore në shkatërrim, projektet rilindase përfundojnë sipas modelit të incerenatorëve: vidh paratë se cilësia dhe funksionimi nuk kanë rëndesi!”, shkruan Meta.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co