Një çift bashkëshoshtësh, banues në lagjen “30-Vjetori” në Berat, kanë dalë nga banesa për të bërë pazar, duke lënë në gjumë fëmijën e tyre 7-vjeçar.
Pasi janë drejtuar në banesë, ata kanë konstatuar se kishin harruar brenda çelësat e derës së blinduar.
Pas njoftimit të zjarrfikësve, drejt banesës janë nisur 6 efektivë zjarrfikës dhe mjeti autoshkallë.
Ata kanë hyrë në banesë nga ballkoni i katit të katërt, duke përdorur shkallët.
Ky është rasti i dytë brenda 10-ditësh,që dy fëmijë ngelin brenda banesës nga pakujdesia e prindërve dhe shpëtohen nga zjarrëfikësit, nëpërmjet hyrjes nga ballkoni.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co