Zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris ka deklaruar në 60 Minutes se posedon një revole të tipit Glock, me të cilën ka shtënë disa herë në poligon të qitjes.
“Po kam një Glock, e kam prej kohësh. Vijë nga sfondi i forcave të sigurisë”, i tha Harris gazetarit Bill Whitaker të CBS News.
Ndërkaq kur u pyet nëse ka shtënë ndonjëherë me të, ajo pa hezituar tha: “Po. Natyrisht, që po. Në poligonin e qitjes, natyrisht që kam shtënë”.
Harris ka folur vazhdimisht për nevojën e adresimit të dhunës nga armët – dhe ka mbajtur konferencë të përbashkët me presidentit Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë, për të njoftuar përpjekjet për reduktimin e vdekjeve nga armët dhe rrit masat në shitjen e caktuar të armëve.
Harris i ka bërë thirrje Kongresit që të rivendosë ndalimin e armëve sulmuese (ushtarake). Në të njëjtën kohë, ka kërkuar të moderojë imazhin e saj për armët përpara zgjedhjeve.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co