Hapi zjarr ndaj Donald Trump, FBI: Atentatori kërkoi në internet plagosjen e Robert Ficos

hapi zjarr ndaj donald trump fbi atentatori kerkoi ne internet plagosjen e robert ficos
hapi zjarr ndaj donald trump fbi atentatori kerkoi ne internet plagosjen e robert ficos

Kevin Rojek, agjenti special i ngarkuar me zyrën në terren të FBI-së në Pitsburg, tha se policia lokale e identifikoi atentatorin Thomas Matthew Crooks rreth një orë përpara se Trump të fliste atë ditë.

Zyrtari i FBI-së zbuloi gjithashtu detaje të reja për personin e armatosur, 20-vjeçarin Thomas Crooks.

Crooks kreu kërkime në internet për atentate të mëhershme, pajisje shpërthyese të improvizuara si dhe tentativën për vrasjen e kryeministrit sllovak, Robert Fico në fillim të këtij viti.

Pavarësisht qindra intervistave, FBI tha se ende nuk ka identifikuar një motiv për të shtënat.

Prindërit e Crooks, të përshkruar si “jashtëzakonisht bashkëpunues” me hetuesit, thanë se nuk kishin njohuri për planet e të birit sipas FBI.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →