Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas vendimit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që shtetit t’i jepet statusi i anëtarit të asociuar në AP të NATO-s.
Kurti shprehu përgëzimet e tij për të gjithë zyrtaret e shtetit që punuar për të pasur një rezultat të tillë,si dhe uroi qytetarët e Republikës.
Falenderime shprehu dhe për partnerët e AP të NATO-s për përkrahjen ndaj Kosovës.
Postimi i plotë i Kurtit:
Me shumicë dërrmuese të votave të delegatëve nga vendet anëtare të NATO-s, Kuvendi i Republikës sonë tash ka statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
Në prag të 25-vjetorit të çlirimit, Sofja, kryeqyteti i shtetit që 25 vjet më parë hapi hapësirën e vet ajrore për aeroplanët e NATO-s në fushatën kundër Serbisë, sot ishte vendtakimi në të cilin bëmë një hap të rëndësishëm në integrimin euro-atlantik, përkundër fushatës së Serbisë.
Përgëzime të gjithë zyrtarëve të shtetit që punuan për këtë arritje, e shumë urime qytetarëve të Republikës. Falënderim dhe mirënjohje për të gjithë miqtë e partnerët që me votën e tyre sot i dhanë mbështetje avancimit të statusit të Kosovës në Asamblenë e Parlamentare të NATO-s dhe që i qëndrojnë përkrah Kosovës përherë.
Burimi informacionit @Gazeta Shqiptare Online: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co