
Të paktën 13 persona kanë mbetur të vrarë nga bombardimet izraelite në disa zona të Gazës të martën ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e drejtuar nga Hamasi, raportoi Reuters.
Në Rafah, qytetin kufitar jugor ku forcat izraelite kanë operuar që nga maji, pesë palestinezë u vranë në sulmin ajror në një shtëpi, ndërsa në Khan Younis, një burrë, gruaja dhe dy fëmijët e tyre u vranë, kanë thënë ata.
Në Gazën qendrore në Nuseirat, në një nga tetë kampet historike të refugjatëve të enklavës, të paktën katër palestinezë u vranë nga sulmet ajrore.
Ushtria izraelite ka thënë se sulmet ajrore kanë shënjestruar militantët, tunelet dhe infrastrukturën tjetër ushtarake të Hamasit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co