Dy shqiptarë, që dyshohet se janë vjedhës serialë, u arrestuan nga policia gjermane.
Dy shtetasit shqiptarë, të moshës 32 dhe 22 vjeç, akuzohen se janë përgjegjës për të paktën dhjetë vjedhje në Bopfingen, Ellwangen dhe Aalen në qershor 2024.
I dyshuari 22-vjeçar akuzohet gjithashtu se është përfshirë në rreth 60 vjedhje banesash në Zvicër në vitin 2021 dhe të paktën 17 vjedhje në zonën e Dresdenit në fund të vitit 2023.
I dyshuari 22-vjeçar është arrestuar në Zvicër më 22 qershor dhe atje ndodhet në paraburgim për shkak të procedurave zvicerane.
32-vjeçari u arrestua përkohësisht në 3 korrik nga policia e Aalen dhe u soll para një gjyqtari në të njëjtën ditë me kërkesë të prokurorit publik Ellwangen.
Ai ekzekutoi urdhrin e arrestit të kërkuar nga prokuroria publike Ellwangen, në mënyrë që 32-vjeçari të dërgohej në një institucion korrektues.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co