“Gyndohani dhe Silva nuk i kanë më këmbët për të vrapuar”, Guardiola: Na duhet topi për të mbijetuar, jemi nga më të këqinjtë kur nuk pasojmë

gyndohani dhe silva nuk i kane me kembet per te vrapuar guardiola na duhet topi per te mbijetuar jemi nga me te keqinjte kur nuk pasojme
gyndohani dhe silva nuk i kane me kembet per te vrapuar guardiola na duhet topi per te mbijetuar jemi nga me te keqinjte kur nuk pasojme

Manchester City ka marrë sot një fitore me mjaft vlera. “Qytetarët” kanë mposhtur Chelsea-n me rezultatin 3-1, duke dhënë sinjale pozitive për ecurinë e skuadrës në pjesën e mbetur të sezonit. Guardiola ka thënë pas ndeshjes lojtarët e tij nuk e kanë më moshën për të vrapuar shumë ën fushë, prandaj ekipit i duhet më tepër topi në këmbë për të arritur rezultatin e dëshiruar

“Nëse nuk e pasojmë topin, ne jemi një nga ekipet më të këqija. Na duhet topi për të mbijetuar. Është e thjeshtë, Ilkay Gyndohani nuk i ka më këmbët për të vrapuar 40 metra, Bernardo nuk i ka më këmbët. Nuk i kemi më. Për këtë arsye duhet të bëjmë më shumë ndërprerje. Ndoshta është më pak tërheqëse (loja), por funksionon për ne. Sa i përket kontrollit, ishte shumë herë më mirë se sa në ndeshjet e fundit dhe krijuam më shumë raste se kohët e fundit”, ka thënë Pep Guardiola./Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →