Pep Guardiola ka hyrë në historinë e futbollit, duke revolucionarizuar lojën me tiki-takën e tij të famshme. Një strategji që i ka sjellë spanjollit një sërë trofesh dhe e ka shndërruar atë në një model për t’u ndjekur nga të gjithë trajnerët e rinj. Patris Evra e sheh shqetësues këtë ndikim të jashtëzakonshëm të kreut të pankinës së Mançester Sitit. Ish-lojtari francez ka thënë se kopjimi i lojës së Guardiolës ka sjellë zhdukjen e krijueshmërisë dhe lojtarëve të llojit të Ronaldinjos apo Hazardit.
“Guardiola është trajneri më i mirë në botë, por ai e ka vrarë lojën. Sepse tani kemi robotë, që në akademi të gjithë duan të luajnë si Guardiola. Portieri duhet të jetë një numër 10. Një qendërmbrojtës duhet të ndërhyrë, të fusë kokën, por tani të gjithë duan të luajnë në mënyrë të mrekullueshme. Këtë tiki-taka vetëm Guardiola mund ta bëjë. Përse të gjithë po kopjojnë Guardiolën? Nuk kemi më krijueshmëri. Nuk kemi më gjeni. Kurrë nuk do të shohim më një lojtar si Ronaldinjo, apo Hazardi. Sepse kur ai të jetë i ri, e dini se ç’do t’i thonë trajnët? Nëse nuk e pason topin do të ulesh në stol. Futbolli vjen nga rruga”, ka thënë Patris Evra./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news